Nga Klaudio Ndreca
Crvena Zvezda ka zbritur në tokën shqiptare dhe është nisur drejt hotelit ku do të akomodohen për ndeshjen e nesërme. Kjo përballje është e vlefshme për turin e dytë në “Champions League”, atje ku bardheblutë pasi kaluan Tbilisin, do të bëjnë gjithçka munden për të eliminuar edhe kampionët e Serbisë.
Një ndeshje që do të jetë e ndezur edhe për vetë historinë e të dyja vendeve. Pavarëisht se në fushë do të flasi vetëm gjuha e futbollit, emocionet e së shkuarës dhe historisë nuk mund të anashkalohen.
Ndërkohë që ekipi serb ka zbritur në tokën shqiptare dhe është duke u shoqëruar nga policia deri te hoteli. Në pasditen e sotme do të kenë edhe stërvitjën e parë në “AIr Albania”, ndërsa menjëherë pasi zbritën nga avioni “Dejan Stankoviç” kanë vazhduar procedurat e lëvizjes pa pasur asnjë vonesë të panevojshme apo incident. /Sport Ekspres/