VIDEO/ Të lë pa fjalë dhe se ka një tjetër te Shqipëria, super gol nga Florian Kamberi në Skoci

E kemi thënë dhe përsëritur shumë herë: “Florian Kamberi është tipi i sulmuesit që Shqipërisë i mungon”. Fatmirësisht e ka marrë ftesën e Rejës dhe ishte i grumbulluar në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares, megjithëse nuk mundi të luante për shkak të një dëmtimi dhe disa problemeve me dokumentat.

Por në Skoci vazhdon të dhurojë magji dhe të tund rrjetën. Hiberniani ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj një ekipi të vështirë si Aberden në elitën e futbollit skocez, por realizimi i Kamberit i dëshmon më së miri vlerat e tij. Teksa i futet bukur në driblim tre kundërshtarëve, e ka dërguar topin në cepin e rrjetës, duke ia bërë të pamundur portierit kundërshtar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online