VIDEO/ Të gjithë prisnin Brojën por një tjetër shqiptar shënon në Arsenal-Chelsea, blutë e Tuchel fitojnë sfidën e vërtetë

Chelsea ka zhvilluar sot një miqësore luksi me Arsenalin, e para sfidë e vërtetë kjo në këtë sezon parapërgatitor. Të gjtihë prisnin në fushë Armando Brojën për të festuar golin e tij, por është një tjetër shqiptar ai që ka tundur rrjetën përpara tifozëve. Granit Xhaka ka shënuar golin e vetëm për “topçinjtë”, duke barazuar shifrat me një gjuajtje me kokë nga goditja e këndit.

Megjithatë fitorja në fund i takon bluve të Londrës, teksa Tammy Abraham shënon golin e epërsisë në minutën e 72-të të takimit, ndërsa më parë kishte shënuar edhe Havertz. Ndërkohë sa i përket Brojës, Tuchel vendosi të mos e grumbullonte për miqësoren e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *