Mërgim Berisha ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në transfertën ruse kundër Lokomotivës së Moskës. Salzburgu e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-2, ku të dy golat e realizuar mbajnë autorësinë e talentit shqiptar. I pari ka ardhur në minutën e 28 të takimit, ndërsa në momentin kur kishin mbetur edhe 4 minuta nga përfundimi i fraksionit të parë të lojës 22-vjeçari realizon dopietën e tij.
Ky është goli i 4-t për Mërgim Berishën në këtë fazë të grupeve në Champions League, ku është duke u zhvilluar ndeshja e pestë për të. Shifra mjaft pozitive këto që e rendisin të 4-tin në listën e golashënuesëve në kompeticionit më madhor për klube. Kujtojmë se në të dy rastet e tjera rrjeta e tundur ka qenë ajo e Bajerni të Mynihut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/RankSquad/status/1333844847833325570
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1333842043362308096