Një shokim i madh vjen në Gjermani! Saarbrucken, ekipi i Kategorisë së Tretë eliminoi Bayern Munchen nga DFB Pokal.
Te Saarbrucken kishte luajtur më herët Marvin Cuni dhe aktualisht luan Tim Civeja. Gjithmonë kemi folur për këtë talent të madh që është pjesë e Shpresave tona.
Në minutën e fundit të takimit ishte asisti fantastik i Civejas që solli golin e Gaus, aty ku u vendos gjithçka, Saarbrucken-Bayern Munchen 2-1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/