Bashaksehir ka bërë atë që më pak pritej në duelin ndaj Mançester Junajtid. Turqit janë kthyer në surprizën e mbrëmjes, duke mposhtur me shifrat 2-1 “djajtë e kuq”. Ekipi në Turqi njihet si i Erdoganit, teksa një prej anëtarëve të partisë së tij ka themeluar klubin, të cilin edhe vetë udhëheqësi i Turqisë ka zgjedhur shpesh ta ndjekë nga afër në stadium.
Bashaksehir ka shkruar historinë, pasi kjo ishte hera e parë që skuadra merr pjesë në një kompeticion kaq prestigjoz si Champions League. Ndërsa fitorja me një emër të madh si Mançester Junajtid, që në dy ndeshjet e para ka mposhtur PSG-në dhe ka shkatërruar 5-0 Lajpcigun, është suksesi më i madh që kanë arritur të prekin ndonjëherë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Mansa_xy/status/1324052741845635079