Në ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e para sa i përket takimeve të Superiores. Vëmendja kryesore ishte e përqendruar te takimi mes Egnatias dhe Elbasanit. Djemtë e drejtuar nga Tetova fituan në shifrat 3-1, duke marrë tre pikë me shumë vlerë karshi një rivali që ka objektiva të larta në këtë sezon.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Lushkja në minutën e 10. Ndërkohë Lajthia barazoi për Elbasanin vetëm 11 minuta më vonë. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, pa fitues. Pjesa e dytë kishte jo pak raste, por vetëm në dy momente do të konkludohej me gol kur ishte sërish Lushkja që u shndërrua në heroin e Egnatias, duke tundur sërish rrjetën në minutën e 76. Ndërkohë në minutat shtesë, Yahaya ka mbyllur historinë e takimit.
Nga krahu tjetër Laci arriti të fitonte kundër Skënderbeut në shifrat 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga ana e Koffit në minutën e 27 dhe kaq mjaftoi për të marrë tre pikët. Mund të thuhet se Laci e ka kaluar dy herë Skënderbeun, njëherë me fitoren në ndeshjen e sotme dhe njëherë me pozicionin në renditje, duke e lënë pas vetes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/