VIDEO/ Suedia në Europian edhe pa “Zotin”, Spanja bëri çudira me debutuesit dhe 3 minutat

Ndeshjet e mbrëmjes së sotme janë mbyllur sa i përket kualifikueseve të Europianit 2020. Suedia ka arritur të fitojë takimin delikat ndaj Rumanisë në shifrat 0-2 dhe të sigurojë përfundimisht pjesëmarrjen në Europian. Berg në minutën e 18 dhe Quaison në të 34 kanë mjaftuar për të mbërritur në këtë kompeticion të rëndësishëm.

Por mbi të gjitha janë duke u mësuar edhe pa “Zotin”, ashtu siç Zlatan Ibrahimoviç e quan veten. Madje pa të do të kalonte edhe grupet në Botëror, për të eliminuar edhe Zvicrën në fazën me eliminim direkt. Nga ana tjetër Spanja ka marrë një fitore tenistike ndaj Maltës në shifrat 7-0. Sa i përket rezultatit nuk ka edhe shumë për t’u habitur, por për t’u theksuar është brezi i ri dhe debutuesit e spanjollëve.

Mbrojtësi i Vilareal, Pau Torres u aktivizua në minutën e 60 dhe vetëm pas dy minutash gjeti golin e parë me fanellën e Kombëtares së parë. Ndërkohë në minutën e 66 debutoi edhe Dani Olmo i Dinamos së Zagrebit që pas tre minutash do të dërgonte topin në rrjetë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online