Një performancë fantastike ishte ajo e tifozëve shqiptarë dje në mbrëmje. Ashtu sic pritej, dominonin vetëm ngjyrat kuqezi në stadiumin e Parmës gjatë miqësores Shqipëri-Kili. Madje dukej sikur ndeshja të zhvillohej në Air Albania dhe jo në Itali. Më poshtë mund të ndiqni pamjet dhe entuziazmin e tifozëve shqiptarë për të parë Kombëtaren e tyre. /Sport Ekspres/