Është mbyllur mes spektaklit ndeshja e javës së 20 të Serisë A mes Milanit dhe Romës. Kuqezinjtë kanë mposhtur kryeqytetasit bindshëm me rezultatin 3-1. Seria e golave hapet që në minutën e 8, kur Giroud tund rrjetën nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ndërkohë disa minuta më vonë Messias dyfishon rezultatin.
Tammy Abraham ngushton shifrat 5 minuta para fundit të pjesës së parë, duke i dhënë shpresë për një përmbysje në pas pushimit të ndeshjes. Por diçka e tillë nuk ndodhi. Roma mbtet me 10 lojtarë në fushë në minutën e 74-t, atëherë kur Karsdorp ndëshkohet me karton të kuq. Në epërsi numerike Milani nuk e ka të vështirë të gjejë edhe golin e tretë të sfidës, duke përshëndetur rrjetën me Leao.
Pavarësisht rezultatit sfida luhet deri në sekondat e fundit. Kur kronometri shënonte minutën e 94-t, Mancini largohet nga fusha me karton të kuq, duke i dhuruar edhe një penallti kuqezinjve. Nga pika e bardhë e 11 metrave ndodhet Ibrahimoviç, i cili humb duelin me portierin e Romës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? @Ibra_official ? @RafaeLeao7 – and what a finish! https://t.co/7mQ7mMfSlt
— SempreMilan (@SempreMilanCom) January 6, 2022