Southampton-i ka shpërndarë ditën e sotme pjesë nga seanca stërvitore. “Shenjtorët” krenohen me formën e shfaqur nga lojtarët. Këta të fundit kanë kryer disa kombinime mjaft të bukura me njëri tjetrin, të cilat janë përfunduar me gol. Ishte pikërisht Armando Broja ai që finalizoi me sukses “tiki-takan” e bardhekuqve.
“Skuadra duke qendruar në formë”, shkruan klubi i Southampton-it në faqen zyrtare në “Instagram” bashkangjitur videos së aksionit. Ndërkohë në këtë postim ka komentuar edhe Broja, i cili ka etiketuar shokun e tij të skuadrës, Tella-n, dhe shkruan “tiki taka”./Sport Ekspres/
View this post on Instagram