Partizani dhe Egnatia e kanë mbyllur ndeshjen në një barazim 1-1. Një ndeshje emocionuese, ku Skuka gjen golin e parë në Superiore pas rikthimit. Goli i parë i këtij takimi do të realizohej në minutën e 59, atje ku Spahiu realizoi një kryevepër nga 30 metra.
Goli i barazimit për Partizanin do të vinte në fund nga Skuka, i cili zgjati këmbën dhe kaloi dy mbrojtësit e Egnatias, për ta dërguar topin në rrjetë. Nga krahu tjetër Teuta ka fituar pastër kundër Skënderbeut, 3-0. Pas asaj fitore emocionuese ndaj Tiranës, korçarët dorëzohen pa kushte ndaj durrsakëve me dopietën e Dacit dhe golin e Peposhit. /Sport Ekspres/
Posts from the soccer
community on Reddit