VIDEO/ Skënder Gega mundet nga “makineria” që krijoi, Partizani feston dhe Kukësi e nis me malore

Skënder Gegën e ka mundur “makineria” që krijoi, pikërisht Partizani që është edhe indentiteti i këtij trajneri pasi e shpalli si kampion të Superiores. Pas humbjes me Tiranën në shifrat 0-2, vjen edhe një tjetër dështim kundër Partizanit 0-1.

Kardozo ka vendosur fatin e ndeshjes me golin e realizuar në pjesën e dytë, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë është kërkuar edhe një penallti pas prekjes së topit me dorë në zonën e Kukësit, pas ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Asani.

Kështu Partizani largohet me tre pikë nga kjo transfertë, ndërsa Kukësi kërkon më tepër qetësi pasi e ka nisur Superioren me dy përballje të “zjarrta”. /Sport Ekspres/

Kukësi-Partizani do të jetë super sfida kryesore e kësaj jave të dytë të Superiores. Pas humbjes në përballjen e parë kundër Tiranës, trajneri Gega ka vendosur edhe disa ndryshime te Kukësi. Eze është ulur në stol te verilindorët, ndërsa nga minuta e parë do të luajë Bytyçi dhe Mateus. Ndërkohë nga ana tjetër trajneri Ilir Daja i ka besuar në sulm Asanit, Solomon dhe Kardoso. /Sport Ekspres/

Kukësi: Xhika, Lulaj, Horiç, Bytyçi, Demiri, Limaj, Ymeri, Taipi, Ibraimi, Gashi, Mateus

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Hyseni, Mala, Bardhi, Asani, Solomon, Kardoso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *