Ndeshja e sotme mes Juventusit dhe Veronës ka pasur VAR-in protagonistin kryesor. Teknologjia ka qenë ajo që ka anulluar dy gola të bardhezinjve. Në rastin e golit të dytë Kean-i pati një dyluftim me Faraonin dhe ky i fundit u rrëzua përtokë. Aksioni vazhdon dhe në fund Kean-i e dërgoi topin me kokë në rrjetë. Por VAR-i ndërhyn për të sinjalizuar për një faull në dëm të Faraonit.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një tjetër pamje, e cila tregon skenën që i ka shpëtuar shumë tifozëve nga ekrani i televizorit. Kapiteni i Veronës ishte duke ndjekur me sy gjithë aksionin e Juventusit. Në momentin që sheh topin të ndalet në rrjetë, Faraoni shtrihet përtokë dhe shtiret si i dëmtuar. Madje ngre dorën lart për të kërkuar edhe vëmendjen e arbitrit. Strategjia e tij rezultoi e suksesshme, pasi VAR-i ndërhyn dhe goli anullohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? El VAR Y LOS ARBITROS SE COMIERON CON GUSTO ESTA FINTA#Juventus #JuveVerona #Juve pic.twitter.com/WxKzMY2o9A
— PuebloJuve (@Pueblo_Juve) October 28, 2023