VIDEO/ Skena e Beogradit Serbi-Shqipëri përsëritet në Copa Libertadores, ekipi i Brazilit e pëson si Shqipëria

Nëse futbolli në Europë arrin nivelin më të lartë, jashtë Europës, është përjetimi i vërtetë, ai i çmendur, i tifozëve që tejkalojnë cdo fantazi vetëm për të parë një ndeshje futbolli. Jo më kot stadiumet që japin pamje të çmendur dhe që të rrënqethin duke shkaktuar presion të madh mbi lojtarët nuk janë as Camp Nou dhe as Santiago Bernabeu, por ai i River Plate dhe ekipeve të tjera të ngjashme ku brohorimat janë të frikshme.

Në mbrëmjen e djeshme është luajtur një ndeshje në Copa Libertadores, Colo Colo-Fortaleza, një ekip i Kilit që priti një ekip nga Brazili, dhe pamja ishte e ngjashme mes asaj mbrëmje të paharrueshme të Beogradit, Serbi-Shqipëri. Por këtë herë situata ishte edhe më dramatike pasi u shkaktua një tragjedi.

Para ndeshjes, 150 veta që nuk kishin arritur të siguronin biletë u munduan të shkaktonin kaos dhe të hynin në stadium duke carë rrethimin e policisë. Më pas një makinë policie me gaz lotsjellës është munduar të hyjnë në atë kaos për të shpërndarë njerëzit dhe thuhet se kjo makina ka goditur dy fëmijë që kanë ndërruar jetë në vend, një djalë 18 vjecar dhe një vajzë 13 vjecare.

Dhe arsyeja e vetme është se donin të hynin në stadium pa biletë. Aktualisht autoritet po hetojnë rastin në fjalë dhe polici që drejton makinën nuk është arrestuar ende. Ndërkohë gjatë ndeshjes me pamjet që afrojnë me atë që ndodhi në Beograd, ishte pikërisht e njëjta skemë, por pa dronin e famshëm.

Në minutën e 72, kur rezultati ishte 0-0, disa incidiente po ndodhnin në tribunë e tifozëve vendas dhe arbitri ndërpreu ndeshjen. Për fatin e mirë, lojtarët e Fortalezas kuptuan se rrethimi i stadiumit u ça dhe tifozët po hynin brenda. Kështu ata vrapuan para kohe me vrap drejt dhomave të zhveshjes, por vendi ku ndodhej tuneli për t’u larguar nuk ishte aspak në pozicion të favorshëm. Ata duhej të shkonin shumë afër vendit ku ndodheshin tifozët e Colo Colo-s, për të rritur shansin e përplasjes.

Ashtu si edhe në Beograd, tifozët hynë dhe goditën lojtarët e Fortalezas, por për fat këto raste ishin shumë të pakta pasi ata e kapën më shpejt në kohë skenën e futjes së tifozëve. Gjithashtu një tjetër ndryshim nga ngjarja e Beogradit dhe Europa, në këtë rast ishin edhe shumë huligane femra që hynë në fushë për të shkelmuar lojtarët kundërshtarë. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, organizatorët kërkuan në fillim që të zbrazej stadiumi dhe ndeshja të riluhej ku u la, por në fund lojtarët e Fortalezas nuk dolën dhe ndeshja u shty. /Sport Ekspres/