Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 0-1 në stadiumin Santiago Bernabeu. Por në minutën e 24, Vinicius Junior kishte një duel në mesfushë me De Jong.
Braziliani e kapi nga qafa dhe e rrëzoi në tokë. Arbitri Manuera Montero i dha karton të verdhë brazilianit. Më pas nisën protestat e Eder Militao. Sipas Marca-s, për të qetësuar Militaon, arbitri i tha: “Eder, më dëgjo. Ai është i kuq, në rregull? Ai është i kuq, e kapi nga qafa dhe e hodhi në tokë”.
Videoja është shpërndarë disa herë në rrjetet sociale, me tifozët e Barcelonës të indinjuar që gjyqtari dyshohet se pranoi se duhet ta kishte përjashtuar Vinicius. Madje Vinicius reagoi me ironi ndaj arbitrit dhe për kartonin e verdhë që mori. /Sport Ekspres/
? Circula una toma del partido de ayer en la que se señala que Munuera Montero indica a Militao que le perdonó la roja a Vinicius en el forcejeo con De Jong, no obstante, de las imágenes NO parece que se desprenda esa declaración.
“Le coge del cuello”
— Carpetas Blaugranas (CB) (@carpetasFCB) March 3, 2023