VIDEO/ Skandali në Maqedoninë e Veriut! “Heshtni, ju qi…a nënën, tifozët i shan lojtari i tyre në festimin e golit

Një skandal i vërtetë vjen nga Maqedonia e Veriut pas golit të shënuar nga Igor Angelovski në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit. Kjo përballje u fitua në shifrat 5-0 dhe ishte e lehtë për futbollistët e Maqedonisë së Veriut që të shkonin te rrjeta. Mes tyre arriti që të tund rrjetën edhe sulmuesi i Udinezes, Ilija Nestorovski. Gjatë gjithë kësaj kohe ky lojtar është përballur me kritikat e tifozëve të tij që e kanë cilësuar si “sulmues katastrof” dhe “i pavlerë”.

Menjëherë pasi shënoi nga pika e bardhë për t’i dërguar shifra në 5-0, Nestrovoski ka shkuar te kamerat duke iu drejtuar tifozëve kritik: “Heshtni, ju qi…a nënën”. Sigurisht që reagimi ishte i madh në Maqedoninë e Veriut dhe është kërkuar përjashtimi i lojtarit nga Kombëtarja.

Nesterovski ka menduar që ta qetësojë disi situatën duke i kërkuar falje tifozëve dhe duke thënë se mesazhi ishte keqkuptuar pasi kishte tjetër adresim, më saktësisht për personat që e kishin kërcënuar pas performancave të dobëta. E në këtë moment trajneri Angelovski e ka përjashtuar vetëm për ndeshjen e ardhshme sulmuesin e Udinezes, duke e kthyer në Itali përpara kohe, por ka evituar përjashtimin përfundimtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *