Adriano Galliani nuk ndryshon kurrë! Pavarësisht moshës që kalon, energjia dhe pasioni mbetet po i njëjti, veçanërisht kur ekipi i tij i shënon Interit. Si në kohët e vjetra me Milanin, Galliani është rikthyer të festojë si i çmendur.
Kjo ndodhi në mbrëmjen e sotme, teksa Monza po humbiste ndaj Interit me shifrat 1-2. Por në minutën e tretë të shtesës ishte Caldirola që i solli golin e barazimit Monzas. Menjëherë kamerat fokusuan Gallianin që doli nga vetja dhe po shpërthente në stolin ku po qëndronte. /Sport Ekspres/