VIDEO/ Si ndalet Aguero? Ish-mbrojtësi i Juventusit gjen shpikjen e veçantë, në Angli: Panallti dhe karton i kuq

Manchester City ka luajtur mbrëmjen e djeshme edhe ndeshjen e prapambetur kundër West Ham. “Qytetarët” kanë fituar bindshëm me shifrat 2-0, ndërsa kanë dominuar totalisht takimin. Plot 20 tentativa dhe 78% mbajtje e topit janë shifra që flasin qartë për vuajtjet që lojtarët e West Ham patën në fushën e lojës.

Ndërkohë seria e golave mund të ishte hapur që në minutën e 20 të ndeshjes, teksa Aguero rrëzohet në zonë. Argjentinasi ishte një rrezik konstant për mbrojtjen kundështare, por Ogbonna me sa duket e gjeti zgjidhjen se si ta ndalte. Një dorë e vendosur në organin gjenital dukej mënyra e vetme për ish-lojtarin e Juventusit për t’i thënë stop Agueros.

Gjyqtari vazhdoi lojën normalisht duke hedhur poshtë pretendimet për 11 metërsh, megjithëse jo të gjithë ishin në të njëjtin mendim me arbitrin. Sipas ish-futbollistit Redknapp VAR-i duhej të ndërhynte në këtë rast për të sinjalizuar penallti. Madje gjyqtari duhej të nxirrte nga xhepi i tij edhe kartonin e kuq për t’ja treguar mbrojtësit Ogbonna. Ky i fundit nuk është hera e parë që “shpik” metoda për të ndalur kundërshtarët, teksa sulmuesin Ihenacho ka zgjedhur ta kapë prej gryke me një mënyrë që ngjan me sportet e dyluftimeve se sa me futbollin. Gjesti i italianit nuk është lënë pa kaluar në vëmendjen e tifozëve, duke bërë që rrjeti të shpërthejë nga ironitë./Sport Ekspres/

https://twitter.com/MagicalFati/status/1230239559021211651

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *