Leo Messi është duke e kërkuar me ngulm një trofe me Argjentinën. Pas tre dështimeve në finale (2 në finale të Kupës së Amerikës ndaj Kilit dhe një në botëror ndaj Gjermanisë), kapiteni i Barcelonës po jep gjithçka për tu shpallur kampion i Amerikës Latine. Ditën e djeshme, Lionel Messi ishte protagonisti kryesor i sfidës Argjentinë-Ekuador ku dhuroi dy asiste dhe shënoi një gol.
Megjithatë Lionel Messi humbi një rast në minutat e para të takimit, teksa pas një gabimi fatal nga mbrojtësit e Ekuadorit, të cilët e nxorën argjentinasin vetëm për vetëm me portierin. Ku dukej se topi do të prekte rrjetën, Messi gabon gjithçka dhe godet shtyllën e djathtë.
Ndërsa pas këtij momenti çdo gjë shkoi në favor të Messit, i cili dhuroi një asist për Rodrigo De Paul. Në minutën e 84-të Messi u tregua mjaft altruist duke shërbyer Lautaro Martinez, kur lehtësisht mund të shënonte dhe vet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/