Milani arriti që të fitonte në shifrat 1-2 në transfertën ndaj Sampdorias duke ia dalë edhe në këtë javë të kampionatit italian. Fryma e grupit te kuqezinjtë ka bërë që të mos ndiheshin aspak mungesa të rëndësishme të lojtarëve si Ibrahimoviç, Kjaer dhe Benaser. Ndërkohë vërtet interesante ishin pamjet që vinin pas përfundimit të takimit. Ashtu siç do të bënte edhe Lorik Cana dikur me Kombëtaren Shqiptare, për të karikuar dhe mbajtur ndezur zjarrin e lojtarëve tanë për të mbërritur në Europianin e Francës, e njëjta situatë paraqitet edhe te Milani.
Të gjithë futbollistët janë mbledhur në mesfushë pas përfundimit të takimit, atje ku është dëgjuar fjalimi motivues i Piolit në mungesën e Ibrahimoviç. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe Maldini, duke treguar më së miri se pavarësisht dëshirës për të hequr presionin, te kuqezinjtë kanë nisur që të shpresojnë më shumë se kurrë se mund të jenë ata fituesit e Skudetos në këtë sezon. /Sport Ekpsres/
The Milan squad, Pioli and Maldini in the middle of the pitch after the Sampdoria game [?: @lellacmilan]pic.twitter.com/3Zui4H4jW0
— Milan Eye (@MilanEye) December 6, 2020