E gjithë bota e futbollit është shokuar mbrëmjen e sotme. Franca ka luajtur një nga ndeshjet më të gjata në historinë e saj, ku në fund ka dalë me kokën ulur nga stadiumi. Të ardhur në këtë Kampionat Europian me petkun e kampionit të Botës dhe pretendentët absolutë për të ngritur lart trofeun e Euro 2020, trikolorët i thonë lamtumirë përpara kohe këtij kompeticioni.
Zvicra e lë këngën e “gjelave“ në mes, teksa sot ka shfaqur një grintë dhe dëshirë të jashtëzakonshme, duke prerë biletën e kualifikimit për në çerekfinale. Një sfidë që dhuroi emocione deri në grimcën e fundit, ku nuk mjaftoi as koha e rregullt, as shtesat e as rezultati 3-3 për të zgjidhur fituesin.
Skuadrat i janë drejtuar penalltive, nga ku helvetët kanë qenë më të saktë. Mehmedi ka goditur saktë 11 metërshin e fundit për zviceranët, duke ia lënë kështu presionin të gjithin Mbapesë. Sulmuesi i PSG-së tregon se është shumë i vogël për të mbajtur përgjegjësi të mëdha në këtë Kombëtare, duke humbur duelin vendimtar me Sommer dhe duke eliminuar kështu skuadrën e tij. I “ledhatuar“ nga mediat dhe opinioni sportiv me superlativat për cilësitë e tij, Mbape harron se është vetëm 22 vjeç dhe ka ende rrugë për të bërë për të kapur majat e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/jmancini8/status/1409633074501996547