7 vite më parë në “Estadio Algavre” të Lisbonës, Shqipëria do të shtangte Portugalinë duke e mposhtur me rezultatin 0-1. Portugezët ishin dominantë gjatë gjithë ndeshjes, me një Luis Nani të papërmbajtshëm, i cili zëvendësonte Cristiano Ronaldo që mungonte në këtë ndeshje.
Pavarësisht sulmeve të shumta të portugezëve, një harkim i Roshit drejt Balaj do të sillte një nga golat më të bukur të eleminatoreve të Euro2016. Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 dhe nisi zyrtarisht epokën De Biazi, që na kurorëzoi me kualifikimin historik në Euro 2016. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/