VIDEO/ Shqiptarët e Empolit fundosin Atalantën në Serinë A, nuk ka Europë për ekipin e Berat Gjimshitit

Atalanta ishte e dënuar për të fituar në mbrëmjen e sotme ndaj Empolit. Përballë një skuadër që nuk kishte objektiva, skuadra e Gasperinit dukej se e kishte të garantuar suksesin në letër. Por në fushë, rezultati tregoi krejtësisht të kundërtën, teksa Empoli fitoi me shifrat 0-1.

Asllani e nisi nga minuta e parë, ndërsa Nedim Bajrami u aktivizua në të dytën. Sulmuesit shqiptar iu quajt asisti në golin e vetëm, por padyshim që mjeshtëria dhe merita e madhe ishte e autorit të golit, Stulac, që shtangu portierin me goditjen nga distanca. Pas kësaj humbje, Atalanta ndodhet jashtë Europës për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *