VIDEO/ Shqipëria e Agustin Kolës befasohet nga tifozët, si asnjëherë më parë në stadium.

Vajzat e Kombëtares U-16 të Shqipërisë kanë marrë ditën e sotme fitoren e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara në turneun “UEFA Development”. Këtë herë kanë mposhtur Gjeorgjinë në ndeshjen që përfundoi me shifrat 3-1.

Por përpos rezultatit në fushën e lojës, një sukses është arritur edhe në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Si asnjëherë më parë plot 5000 të rinj kanë qenë të pranishëm në stadium për të dhënë mbështetjen e tyre për Kombëtaren U-16 të femrave. Ky numër përbëhej nga nxënës e student që kanë zgjedhur të shohin nga afër suksesin e vajzave kuqezi.

Futbolli i femrave po merr një vëmendje dhe mbështetje të vëçantë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit kohët e fundit, ndërsa duket se një gjë e tillë nuk mungon as nga tifozët. Ndeshja e radhës do të luhet sërish në “Air Albania” më datën 16 shkurt në orën 14:00, ku përballë këtë herë do të jetë Mali i Zi. Ekipi i Agustin Kolës kërkon edhe një herë tjetër një stadium të mbushur për të marrë më të mirën në fushën e lojës, ndërsa hyrja do të jetë falas për çdo të interesuar./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *