Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A.
Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë në Itali. Kjo pasi ka organizuar gjithë këtë makineri, duke marrë futbollistë që kushtojnë pak dhe po përballen në mënyrën më të mirë ndaj ekipeve si Juventusi dhe Interi. Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, ka pasur një festë të madhe nga Lacio. Këtu nuk është përmbajtur as Tare, që ka bërë një lëvizje si në mundje dhe duke i dhënë disa shpulla një prej pjestarëve të stafit të Lacios. /Sport Ekspres/