Në fund të vitit të kaluar në internet qarkulloi një video në të cilën shiheshin futbollistët e Takagawa duke performuar diçka të paprecedentë në futboll.
Gjashtë lojtarë të asaj skuadre ndodheshin në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Njëri prej lojtarëve të tyre qëndroi i vetëm në zonën e penalltisë, ndërsa pesë të tjerët formuan një rreth dhe nisën “të kërcenin”.
Më pas ata e thyen atë zinxhir, secili prej tyre vrapoi drejt zonës në momentin e krosimit, pas së cilës njëri prej lojtarëve e dërgoi topin në rrjetë me kokë.
Tani japonezët kanë përgatitur diçka të re për ne. Forma ishte mjaft e ngjashme, por këtë herë nuk dha fryt.
Të tre lojtarët u mbajtën për dore dhe filluan të kërcejnë, dhe më pas dy prej tyre u hodhën mbi topin, i treti gjuajti direkt në portë, por tentativa ishte shumë e dëshpëruar. /Sport Ekspres/
????????????????????????????? pic.twitter.com/gYCml8YsKJ
— yoshinikov (@yoshinikov) December 29, 2021
Takagawa Gakuen appear to be back at it, albeit far less successfully pic.twitter.com/e7PZwiTVNl
— James Dart (@James_Dart) January 3, 2023