VIDEO/ Shpërtheu me gola sezonin e shkuar, sulmuesi shqiptar debuton me gol dhe asist te klubi i Ibrahimoviç

Astrit Selmani e nis këtë vit të ri kalendarik po aty ku la atë të shkuarin. Sulmuesi shqiptar ishte një nga lojtarët më të spikatur në elitën e futbollit suedez, ku shpërtheu me 15 golat e shënuar, i dyti  në listën e golashënuesëve të kampionatit. Kjo i siguroi edhe një kontratë me Hamarbi, njohur ndryshe edhe si klubi ku një pjesë e aksioneve i takojnë Zllatan Ibrahimoviçit.

Një debutim i mbarë ka qenë ai i sotmi për Selmanin, i cili ka tundur rrjetën dhe ka dhuruar një asist në barazimin e sotëm. Skuadra e tij e përfundoi miqësoren kundër Akropolis me shifrat 3-3, ndërsa sulmuesi shqiptar menjëherë diti si të kthehet në protagonist në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *