VIDEO/ Shpërthen gjatë shënimit të golit të Armando Brojës, komenti i Ylli Agës ishte zëri i çdo shqiptari

Komenti i golit të Armando Brojës në mbrëmjen e djeshme nga Ylli Aga, ishte zëri i çdo shqiptari. Shumë kohë pa e parë sulmuesin më të përfolur te Shqipëria, që të luante me fanellën e Kombëtares.

Për më tepër drama mes penalltisë së anuluar nga VAR në rastin e parë dhe mundësitë e shumta të shpërdoruara, na akumuluan emocionin për të shpërthyer gjatë tundjes së rrjetës. Kështu komentatori i Supersport i transmetoi të gjitha emocionet, duke u kthyer në tifozin e parë të Kombëtares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *