Mbrëmja e sotme ka dhuruar emocione të pamasa në Champions League. Sfida mes Juventusit dhe Portos ka dhuruar vetëm spektakël në fushën e lojës. Në momentin e hedhjes së shortit, të gjithë prisnin që bardhezinjtë të kalonin pa shumë mundime në çerekfinale, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje fundit ka qenë shokues për “zonjën e vjetër”.
Porto shënon e para me anë të Oliveiras, por Juventusi tregon forcën e tij në pjesën e dytë, kur Kieza ndëshkon dy herë kundërshtarët. Dueli ka kaluar në kohën shtesë, ndërsa portugezët janë detyruar të luajnë për rreth 60 minuta me një lojtar më pak.
Oliveira trondit bardhezinjtë në minutën e 115 të takimit, kur me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit “mbyll në shtëpi“ ekipin e Pirlos. Rabiot kundërpërgjigjet shumë shpejt, por fitorja 3-2 e Juventusit nuk mjafton për të kaluar më tej. Kampionët e Italisë mbeten kështu jashtë Champions League, kompeticion ky që është kthyer në një fiksim të madh për “zonjën e vjetër“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sergio #Oliveira hizo el mejor gol por abajo de la barrera que yo recuerde. Además, sirvió para que #Porto elimine a #Juventus de la #ChampionsLeague. https://t.co/9iIUo6N6V7
— Luciano Cuevas (@LGECuevas) March 9, 2021