Tifozët e Evertonit po i kërkojnë klubit që të heqë qafe Abdoulaye Doucoure pas nxehjes së tij të turpshme para ndeshjes kundër Manchester Cityt.
Doucoure iu bashkua ekipit në 2020 në një transferim prej 25 milionë eurosh nga Watford, por tifozët e klubit të Evertonit duan që ai të largohet në janar.
Mesfushori me eksperiencë ndjeu zemërimin e tifozëve të cilët e vunë re se nuk bënte përpjekje për të marrë pjesë në nxehje para ndeshjes me Manchester City.
Ndërkohë që bashkëlojtarët ia kalonin topin njëri-tjetrit në përgatitje për ndeshjen e Vitit të Ri, mesfushori u ul mbi topin, në dukje pa asnjë shqetësim, si të ishte trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
30 second clip but he’s been doing it for 10/15 minutes in the warm up Doucoure just sitting on the ball ?. What’s that saying fail to prepare prepare to fail ? #everton @Everton pic.twitter.com/gBjDpHiZR9
— Phill Hayward – 10k a day for a year ???????? (@Haywaphi17) December 31, 2022