Barcelona është rithyer përsëri në ecurinë negative që e ka shoqëruar përgjatë këtij sezoni në kampionatin spanjoll. Pas asaj fitore kundër Juventusit shpresat për një ndryshim ishin të mëdha. Por katalanasit duket se e kanë harruar shkëlqimin në Torino.
Një gafë e portierit Neto në pjesën e parë i jep avantazhin Alaves-it, që arrin të ndalë skuadrën e Ronald Koeman mbrëmjen e sotme. Gjigantët spanjollë kundërpërgjigjen në minutën e 63-të me Griezmann, që me një parabël vendos baraspeshën.
Por vetëm kaq rezervon kjo mbrëmje për Barcelonën që nuk arrin dot të shfrytëzojë as epërsinë numerike që kishte ndaj kundërshtarit, teksa Jota lë Alaves-in me 10 lojtarë pas atij kartoni të kuq të marrë në minutën e 62-të të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/wilnoticias/status/1322654386028503041