Skënderbeu ka marrë fitoren e katërt radhazi në Superiore, teksa këtë herë ka mundur Kukësin me rezultatin 2-1. Një fitore e merituar kjo për ekipin e Dajës, falë një perle të Bregut, por edhe golit të Ditës.
Realizimi i vetëm për Kukësin erdhi nga Et’hemi në pjesën e parë, me një gjuajtje fantastike nga distanca. Ajo që duhet të ndalemi pak është te rezultatet e Skënderbeut. Në 10 ndeshjet e fundit janë marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Rezultate këto që të kujtojnë mrekullinë e Tiranës me këtë epokë të Egbos. Pavarësisht se bardheblutë kanë vetëm një barazim në llogaritë e tyre, por nuk duhet të harrojmë se krahasimi merr thuajse të njëjtën vlerë, pasi në Korçë kanë mbi supe dënimin në Europë.
Pra klubi dhe lojtarët kanë motiv më pak se të tjerët për të luftuar, por kjo nuk po i ndalon për të marrë rezultatet pozitive. Vendimi i Gjicit për të shkarkuar trajnerin në një moment deciziv, për të larguar Duron dhe afruar Shehin atëherë kur ishte shumë e vështirë për të kthyer gjithçka nga e para po rezulton një dështim. Verilindorët shkojnë 9 pikë larg Tiranës në krye, ndërsa vetëm 3 pikë pas tyre qendron Skënderbeu. /Sport Ekspres/
Kukësin e pret ditën e sotme një transfertë e vështirë kundër Skënderbeut. Orges Shehi e ka fitoren një detyrim, por përball ka një strateg si Daja që nuk ka për t’ja bërë aspak të lehtë në fsuhën e lojës. Tre pikët do të thonë shumë për Kukësin, pasi mund të ndjekin kështu hapin e Tiranës dhe të qendrojnë ende në garë për titull, ndërsa një vlerë të madhe ka edhe për vetë Shehin, që do të siguronte triumfin e parë në pankinë me verilindorët.
Dëmtimi i Shkurtaj javën e shkaur e bëri me dhimbje koke kreun e pankinës kuksiane që ka vendosur që këtë ndeshje të eksperimentojë disi, duke hedhur në sulm treshen Et’hemi, Abazaj, Gavazaj. Asnjë prej tyre nuk është një sulmues qendre i mirëfilltë, mirëpo mungesa e Shkurtaj nuk lë shumë vend për mudësi zgjedhjeje. Në krahun tjetër Daja ul në stol Krasniqin dhe vendin e tij ia beson Gripshit./Sport Ekspres/
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Bregu, Mensah.
Kukësi: Xhika, Maliqi, Lulaj, Obanor, Kotobelli, Limaj, Musolli, Rroca, Et’hemi, Abazaj, Gavazaj.