Poshtërimi që Juventusi i bëri Barcelonës nuk ishte vetëm në fushën e lojës, atje ku bardhezinjtë fituan në shifrat 0-3 dhe ku një gol i’u anulua për pozicion jashtë loje, por edhe në pankinë. Pikërisht në golin e tretë të kampionëve të Italisë që erdhi nga Ronaldo falë ekzekutimit të saktë të 11-metërshit.
Trajneri Koeman nuk po e pranonte vendimin e marrë nga ana e arbitrit duke e kundërshtuar gjatë gjithë kohës. Por Dibala që ka qëndruar në stol për 85 minuta duke u aktivizuar vetëm në fund, u kujdes që të merrej paksa me teknikun e katalanasve. Duke u tallur me të përgjatë kësaj kohe, nervat e Koeman vetëm sa janë shtuar, përpos pakënaqësisë ndaj arbitrit. /Sport Ekspres/
Dybala’s such a little shit ??? Bench trolling Koeman pic.twitter.com/FlBjkTRNfR
— MickFlairDrip (@m1897) December 8, 2020