VIDEO/ Seria A mahnitet me ndërhyrjen e Ardian Ismajlit, mbrojtësi i Shqipërisë “veshi dorashkat” dhe u kthye në portier

Në ndeshjen e fundit të Empolit, Ardian Ismajli do të luante nga minuta e parë ndaj Romës. Nga ky takim nuk janë shumë momente të bukura për t’u kujtuar, pasi Roma arriti që të shënonte 5 gola. Megjithatë mbrojtësi i Shqipërisë u kthye në hero për një moment, pasi “veshi dorashkat” dhe mori rolin e portierit.

Pas një goditje që po i drejtohej rrjetës nga brenda zone, Ismajli e nuhat fare mirë situatën dhe shkon me intuitë në hapësirën që pritej të përshkronte sfera. Në këtë mënyrë largoi golin e sigurt me një ndërhyrje me kokë. “Në vendin dhe kohën e duhur”, shkruan Serie A. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lega Serie A (@seriea)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *