Arsenali dhe Manchester City po luajnë një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 1-1, teksa “topçinjtë” barazuan në minutën e 42-të me anë të një penalltie. Pranë 11 metrave shkoi të godiste Sakaja, i cili pati edhe një duel nervash me Edersonin.
Portieri i Manchester City-t i tregoi kundërshtarit vendin ku duhej ta dërgonte topin. Saka nuk trembet aspak dhe e pranon sfidën. Lojtari i Arsenalit e dërgon topin pikërisht aty ku ia kërkoi Edersoni, por ky i fundit çuditërisht përfundoi në krahun e kundërt, duke bërë një figurë qesharake mes shtyllave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ederson told him which way to put the ball, Saka did just that…??
pic.twitter.com/yRaN77Qsl3— ALAN (@Wotyyt) February 15, 2023