Eduart Rroca është i papërmbajtshëm këtë sezon me Istanbulsporin, ku po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij si futbollist. Një tjetër gol mban firmën e tij, teksa në minutën e 30 tund rrjetën e Altait. Por një mirëseardhje të ngrohtë i ka uruar edhe shokut të ri të skuadrës, Valon Et’hemit.
Ky i fundit ka lënë menjëherë gjurmët e tij me skuadrën nga Stambolli, teksa pas një asisit të marrë nga Rroca dyfishon shifrat e takimit në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Me sa duket Istanbulspori është ambienti i duhur për lojtarët shqiptarë, të cilët po rrëmbejnë skenën në kampionatin turk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/burakzihni61/status/1356280092998201351
https://twitter.com/burakzihni61/status/1356284275876884481