VIDEO/ Rroca hyn nga stoli dhe tund rrjetën, dy shqiptarë përmbysin ekipin e Pirlos

Istanbulspori ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Skuadra turke ka mposhtur 1-2 Fatih Karagumrukun falë dy golave që mbajnë firmën e lojtarëve shqiptarë. Ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo ka gjetur i pari rrjetën, duke shënuar me anë të Diagne në minutën e 37.

Por pjesa e dytë do të fliste ndryshe për vendasit. Eduart Rroca hyn në fushë me nisjen e fraksionit të dytë të lojës dhe në minutën e 69 shkund rrjetën e Fatih Karagumrukut. Vetëm 5 minuta më vonë, ishte një tjetër shqiptar ai që shënoi golin e përmbysjes për Istanbulsporin. Jetmir Topalli merr një asist nga Valon Ethemi dhe hedh “knock out” skuadrën e Pirlos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *