VIDEO/ Roma triumfon me Kumbullën në fushë, Spinazola ndëshkon të dyja portat

Roma lë pas humbjen ndaj Milanit dhe fiton me rezultatin 1-2 ndaj Fiorentinës. Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 0-0, do të ishte Spinazola dhe Diavara që do t’i jepnin skuadrës 3 pikë mjaft të vlefshme. Spinazola u bë gjithashtu protagonist, pasi fatkeqësisht realizoi një autogol.

Përveç fitores, kjo ishte një ditë e mirë edhe për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla i cili luajti 81 minuta, kur u zëvendësua nga Smalling. Me këtë fitore Roma mbetet në vendin e 5-të, pasi konkurentja kryesore e saj, Atalanta fitoi gjithashtu ndeshjen e saj ndaj Krotones, për të mbajtur vendin e katërt./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *