Verder Bremen ka fituar miqësoren e sotme kundër St Pauli me shifrat 1-0. Ishte pikërisht goli i Milot Rashicës ai që vendosi gjithçka që në minutën e 43-të. Lojtari ka vendosru të largohet nga skuadra gjermane dhe sot i ka bërë edhe një tjetër reklamë vetes dhe aftësive që zotëron.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar një super gol nga distanca, duke shtangur kështu portierin kundërshtar. Leipzig është përfolur të jetë e interesuar për shërbimet e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, por çmimi i kërkuar nga Verder Bremeni është bërë shkaktari kryesor që deri më tani nuk ka pasur një firmë në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/KosovanF/status/1299743330553786368