“El Clasico” e kësaj mbrëmje mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ka përfunduar pa fitues, ndërsa u mbyll në shifrat e bardha 0-0. Por përveç lojës së bukur dhe të hapur nga të dyja krahët, ka dhuruar edhe shumë episode për t’u komentuar nga tifozët.
Gjatë pjesës së dytë, tifozët e Barcelonës kanë hapur pankarta duke e ditur çështjen e ndezur për pavarësinë që kërkon Katalonja, por asnjë prej tyre nuk është rregjistruar nga kamerat në transmetimin e takimit. Gjithashtu as momenti kulminant dhe befasues kur të gjithë tifozët katalanas hodhën topa në fushë dhe ndërprenë për disa minuta ndeshjen. Regjia e kishte gjetur menjëherë zgjidhjen, ndërsa ofronte një pamje nga sipër sa i përket stadiumit, për të mos i bërë këto episode si protagonizëm të takimit. /Sport Ekspres/
FOTOS Desenes de pilotes han caigut a la gespa del Camp Nou en mig de #ElClasico. El partit s'ha parat durant quatre minuts i les graderies han esclatat amb càntics de "llibertat presos polítics"https://t.co/WiI5ufcnFK #TsunamiDemocràtic pic.twitter.com/OyySplwQsi
— NacióDigital (@naciodigital) December 18, 2019