Shumë vite me radhë është folur te Dinamo për një rikthimin në Superiore, por menjëherë pas nisjes së sezonit në Kategorinë e Parë, do të vinin edhe humbjet radhazi për ta dërguar në vendet e fundit të renditjes. Situata është tërësisht ndryshe në këtë sezon atje ku duket se Dinamo e ka marrë seriozisht ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Një tjetër fitore ka ardhur në ditën e sotme, këtë herë duke triumfuar në shifrat 1-2 në derbin me Partizanin B.
Almeida Santos Welber realizoi dopietën te Dinamo dhe kur të gjithë po prisnin fundin e takimit, Partizani B do të hapte lojën pas golit me kokë të Bërdufit në minutën e 87. Vetë reagimi i portierit Bakajt duke goditur shtyllën me këmbë i thotë të gjitha pasi kryeqytetasit nuk kishin pësuar asnjë gol të vetëm në këtë kampionat.
Pas kësaj fitore Dinamo i bashkangjitet edhe ekipeve të tjera që ndajnë vendin e parë me 13 pikë. Ndërkohë një tjetër përballje interesante vinte në grupin B atje ku Flamurtari ka marrë një tjetër fitore, për t’u kthyer disi në rezultatet pozitive. Këtë herë ishte heroi Ribaj që i dha tre pikët vlonjatëve në përballjen ndaj Elbasanit që u mbyll në shifrat 0-1. /Sport Ekspres/