VIDEO/ Rasti që solli shpërthimin e Longos dhe Gjicit, ja arsyeja që u anulua goli i Kukësit në momentin që duhet përsëritur disa herë

Laçi arriti që të mposhte Kukësin në shifrat 1-2 falë dopietës së Guindo. Hila gaboi penalltinë në minutën e fundit nga ku mund të vinte edhe barazimi i verilindorëve. Por të gjithë vëmendjen në këtë ndeshje e ka marrë goli i anuluar për Kukësin në minutën e fundit të pjesës së parë.

Lulaj arriti të dërgonte topin në rrjetë pas skemës së punuar te verilindorët, ndërsa Kridens Meta zgjodhi që ta anulonte. Edhe pas thirrjes në VAR dhe duke e riparë momentin, arbitri konfirmoi vendimin e parë. Trajneri Longo ka shpërthyer në intervistë duke mos u pajtuar me mendimin e studios së Supersport që goli duhej anulluar, ndërsa Safet Gjici e quajti arbitrin “laçian”.

Në fakt rasti i golit të Lulajt duhet riparë në disa momente dhe ka shumë dyshime. Në pamjen e parë, është thuajse e pamundur që të zbulosh arsyen e anulimit të golit. Për më tepër ka një kontakt edhe në mbajtjen ndaj Ndrecës. Ndërkohë arbitri ka quajtur të parregullt ndërhyrjen që i ka bërë Hila lojtarit të Laçit. Ky i fundit duhej të përkujdesej për të mbrojtur dhe markuar Lulajn, por nuk është lejuar pasi i është zënë rruga dhe është mbajtur nga Hila. Hila dukej si një mbrojtës i Laçit për një moment pasi kthehet me shpinë nga porta e Kukësit dhe ka vetëm një detyrë për të bllokuar markimin e Ignjatoivc, kështu Lulaj ishte i lirë për të gjetur rrjetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *