VIDEO/ Rasti që i kushtoi finalen! Lojtari humbi mundësinë me portën bosh, do të kishte qenë goli i “knockout”-it për Nigerinë

Nigeria është finalistja e parë e Kupës së Kombeve të Afrikës. “Super shqiponjat” arritën të siguronin fitoren ndaj Afrikës së Jugut vetëm pas ekzekutimit të 11 metërshave. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa në ruletën e penalltive nigerianët u treguan më të saktë. Por ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër.

Në minutën e 5 të shtesës së kohës së rregullt, Afrika e Jugut kishte mundësinë e një goditjeje dënimi. Portieri grushtoi topin e gjuajtur nga lojtari afrikano-jugor, duke e lënë atë në zonë, fare pranë portës. Megjithëse gardiani i Nigerisë gjendej përtokë dhe porta ishte e zbrazët, futbollisti i Afrikës së Jugut e gjuajti topin sipër traut të portës. Një rast i shpërdoruar që në fund i kushtoi Kombëtares së tij finalen. Në rast se topi do të ndalej në rrjetë, atëherë ekipi që do të eliminohej nga Kupa e Kombeve do të kishte qenë Nigeria./Halit Deliabashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *