Një skenë qesharake vjen nga Meksika. Ndeshja e javës së 11-të të Liga De Expansion mes Alebrijes Oaxaca dhe Dorados u ndërpre për një kohë të shkurtër nga një mysafir i paftuar në fushë. Para fillimit të kohës shtesë, një qen ka dalë në fushë dhe ka dhënë shfaqje.
Ai rrëmbeu topin dhe tregoi aftësi të lakmueshme dribluese dhe shpejtësie. Qeni ka “dribluar” nëpër fushë, stjuardët dhe lojtarët që e kanë ndjekur nëpër fushë për gati dy minuta. Në fund ai u kap nga një futbollist i vendasve dhe u qetësua. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#OutOfContext #Soccer #Futbol #Mexico #Dog pic.twitter.com/qJO4Hw2Ot3
— Random Out of Context (@OOContext_) September 28, 2023