Mbrëmë, Al Nassr arriti të mposht Al Batin 3-1 me një kthesë të pabesueshme në kohën shtesë.
Në qendër të vëmendjes ishte sërish Cristiano Ronaldo, i cili nuk arriti të shënonte gol në këtë ndeshje.
Por të gjithë në rrjetet sociale po flasin për një detaj që pohon amatorizmin në nivelin më të lartë të futbollit në Arabinë Saudite.
Në minutën e 34-të, Ronaldo shkoi i vetëm te portieri rival, i cili u hodh në mënyrë të çuditshme si të ishte “Spiderman” , duke menduar se Ronaldo do ta kalonte me parabël, ndonëse menjëherë u kuptua se ky nuk ishte plani i portugezit.
Ronaldo arriti të kalojë portierin Al Batin dhe të gjuajë, por një mbrojtës largoi topin në momentin e fundit dhe shpëtoi rrjetën e klubit të tij. /Sport Ekspres/
walahi the Saudi league is scripted for Ronaldo, see what the goalkeeper did??pic.twitter.com/E1L41oVe4D
— Bla Yaw??? (@obrempong__) March 3, 2023