Video që tregon se Mesi është i paprekshëm/ Kundërshtari e përplas përtokë, vrapon kur sheh gjithë argjentinasit t’i vijnë pas

Argjentina ka zhvilluar mbrëmë një takim miqësor me Hondurasin për t’u përgatitur për Kupën e Botës që do të nisë në fund të nëntorit. Bardhekaltrit fituan me rezultatin 3-0, ku protagonist kryesor ishte Lionel Mesi me dy golat e shënuar. “Pleshti” është padyshim lojtari më i mirë i Kombëtares argjentinase dhe shokët e skuadrës janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të.

Gjatë pjesës së parë, Flores përdor forcën fizike për të ndalur Mesin. Futbollisti i Hondurasit godet sulmuesin e PSG-së me sup në fytrë dhe e përplas përtokë. Por nis vrapin për tu larguar menjëherë sapo sheh gjithë lojtarët e Argjentinës t’i vërsulen nga pas. Argjentinasit nuk mund ta tolerojnë një ndërhyrje të tillë ndaj Mesit dhe i dalin menjëherë në mbrojtje liderit të tyre. Sjellje që me siguri ka bërë krenar “pleshtin”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *