Ronaldo është duke u përgatitur për ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite. Një kapitull i ri nis për yllin portugez që tashmë pret të vendosë rekorde të reja në kampionatin arab. Diçka e tillë duket se nuk do të jetë një problem për 37-vjeçarin, teksa niveli i futbollit në Arabinë Saudite është larg atij në Europë.
Këtë gjë Ronaldo ka nisur ta vërejë që në stërvitje. Në një video të publikuar nga “AS“ shihet 5 herë fituesi i Topit të Artë dhe dy prej shokëve të tij të ekipit që kryejnë një ushtrim bazik për qendrueshmërinë. Ritmi i Ronaldos është dukshëm më i lartë se i dy lojtarëve të tjerë ta Al Nassr-it. Madje njëri prej tyre shihet të jetë i frikësuar për të lëvizur këmbën e tij, pasi rrezikon të humbasë ekuilibrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/