Video që po bën jehonë/ Tifozët e Vardarit po këndonin kundër shqiptarëve, derisa krushqit i dalin nga makinat kuqezi…

Një video që po bën jehonë të madhe është ngjarja që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, më saktësisht në lagjen Gjorçe Petrov. Ushqimi për tifozët e Vardarit janë gjithmonë këngët kundër shqiptarëve dhe kjo është një histori e ditur.

Por grupimi i “Komitët” të Vardarit janë vetëm për këtë pjesë, për të kënduar, pasi asgjë tjetër nuk mund t’i lidhi me ultrasit. Teksa disa makina ishin duke kaluar në rrugë dhe ku bëhej fjalë për një dasmë shqiptare, zëri nisi të shtohej me këngët kundër shqiptarëve.

Kjo pasi po valvitej edhe flamuri kuqezi nga makinat. Por tifozët e Vardarit nuk e kishin llogaritur në planet e tyre se të gjitha këto makina do të ndaleshin. Disa nga shqiptarët që ishin nisur për në dasmë lanë mjetet e tyre dhe kanë shkuar për t’u sqaruar me tifogrupin e Vardarit, që nuk e mendoi dy herë pjesën e të vrapuarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *