VIDEO/ Qazim Laçi tund rrjetën në Çeki, i jep fitoren Spartës së Pragës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sparta e Pragës ka marrë tre pikët përballë Çeske Budejovices. Një meritë të madhe në fitoren 2-1 ka edhe Qazim Laçi. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën në minutën e 64-t, duke e lënë të palëvizur portierin kundërshtar.

Laçi e dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën e 83-të, por këtë herë arbitri i mohoi festën dhe i anulloi golin. Me këtë fitore Sparta e Pragës shkon në kuotën e 49 pikëve, po aq sa Viktoria e Pilsenit në vendin e dytë të renditjes./Sport Ekspres/